Një trup është gjetur gjatë kërkimit të prezantuesit televiziv dhe radiofonik, Dr Michael Mosley në ishullin grek të Symit.
67-vjeçari u zhduk të mërkurën pasi u nis për një shëtitje nga plazhi Agios Nikolaos, raporton BBC.
Trupi i cili ende nuk është identifikuar zyrtarisht është gjetur në një shkëmb të vogël në kodrën shkëmbore në veri-lindje të fshatit Pedi, pranë plazhit të Agia Marina.
Autoritetet kishin kërkuar për Dr Mosley në një zonë të largët malore.
Kryebashkiaku i Symit ka thënë se trupi u gjet ndërsa ekipet po kërkonin vijën bregdetare me kamera dhe po i afroheshin një shpelle pranë plazhit të Agia Marina.
Një burim policor i ka thënë BBC News se i ndjeri kishte vdekur "para disa ditësh".
Autoritetet greke kanë kërkuar për Mosley për pesë ditë, dhe përpjekjet kanë përfshirë zjarrfikës, qen, helikopterë, dronë, njerëz lokalë dhe oficerë nga Symi dhe jashtë ishullit.
Mosley është më i njohur për programet e tij televizive duke përfshirë “Trust Me I'm a Doctor” dhe podcastin “Just One Thing” të BBC Radio 4.
Dr Mosley studioi mjekësi në Londër dhe u kualifikua si mjek, por për dy dekadat e fundit ka punuar si prezantues, krijues dokumentarësh, gazetar dhe autor.