Zyrtarët grekë po e kërkojnë një turist amerikan që u zhduk pasi doli për t’u ngjitur në mal vetëm në ishullin Amorgos.
Autoritetet kanë thënë se Albert Calibet u zhduk të martën kur miqtë e tij raportuan se nuk ishte kthyer nga mali.
Disa ekipe kanë marrë pjesë në kërkim, përfshirë edhe vullnetarë, raportoi BBC.
Zhdukja e tij ndodhi disa ditë pasi prezantuesi britanik Michael Mosley u zhduk në ishullin grek Symi dhe trupi i tij u gjet katër ditë më vonë.
Ekipet po e kërkojnë në tokë dhe në det për Calibetin.
Autoritetet kanë thënë se mali nëpër të cilin u nis Calibet nuk është i vështirë, por se ai mund të ketë ndryshuar udhë duke zgjedhur ndonjë rrugë më të vështirë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet në Greqi trupi që dyshohet të jetë i prezantuesit të zhdukur, Michael Mosley
-
Gjendet i vdekur një turist gjerman në Greqi
-
Francezja e zhdukur në Greqi kishte dërguar mesazh shqetësues në hotelin ku po qëndronte
-
Gjendet i vdekur edhe një turist në Greqi, tre të tjerë të zhdukur
-
Alsat: Gjendet e përmbysur makina me të cilin po udhëtonin tre kosovarë që u raportuan të zhdukur