Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjendet i gjallë një pasagjer që rezultoi i zhdukur pas zjarrit që përfshiu tragetin në Greqi

Është gjetur i gjallë një nga pasagjerët që kishte rezultuar i zhdukur pasi zjarri kishte përfshirë një traget në Detin Jon në afërsi të Greqisë të premten, kanë njoftuar autoritetet, raporton BBC.

Burri ishte gjetur në pjesën e prapme të anijes dhe kontaktoi me shpëtimtarët, kanë njoftuar zyrtarët.

Njëmbëdhjetë persona mbetën të zhdukur, ndërsa më tepër se 270 u shpëtuan, pasi trageti u përfshi nga zjarri. Personat e shpëtuar janë dërguar në ishullin e Korfuzit.

Trageti Euroferry Olympia me flamur italian, u përfshi nga zjarri ndërsa ishte nisur për në portin italian të Brindisit.

Zjarrfikësit luftuan për ta shuar zjarrin.

Personat e zhdukur mendohet se janë të gjithë shoferë kamioni nga Bullgaria, Greqia, Turqia dhe Lituania.

Edhe Dhjetë persona ende konsiderohen të zhdukur në Korfuz Botë Dhjetë persona ende konsiderohen të zhdukur në Korfuz

Euroferry Olympia ishte nisur nga Igumenica në Greqi për në Brindisi, ndërsa zjarri shpërtheu në një kuvertë makinash.

Sipas kompanisë, në anije ishin zyrtarisht 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit.

Dy shtetas afganë, që nuk ishin regjistruar si pasagjerë, u shpëtuan të premten.