Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dhjetë persona ende konsiderohen të zhdukur në Korfuz

Ekipet e zjarrfikësve për shpëtim kanë zgjeruar operacionin brenda një trageti të djegur në ishullin grek të Korfuzit, ku dhjetë persona ende konsiderohen të zhdukur.

Zjarri në tragetin me flamur italian, “Euroferry Olympia”, po digjet për të katërtën ditë me radhë, por ekipet e zjarrfikësve kanë zgjeruar aksionet e tyre në mjetin lundrues prej 183 metrash gjatësi pas shuarjes së flakëve.

Trupi i pajetë i një burri grek është gjetur brenda anijes të dielën, derisa 281 të tjerë janë shpëtuar, përfshirë edhe dy burra që u nxorën nga ajri dhe një i tretë që ia doli të arratisej vetë, pasi për më shumë se dy ditë ishte ngujuar në mjediset e brendshme.