Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

280 persona shpëtohen në afërsi të Korfuzit në Greqi

Më shumë se 280 persona janë shpëtuar nga trageti që mori flakë në afërsi të ishullit të Korfuzit në Greqi. Autoritetet greke kanë bërë të ditur se trageti ishte nisur drejt jugut të Italisë.

Rojat bregdetare të Greqisë kanë bërë të ditur se të paktën dhjetë persona janë lënduar lehtë gjatë largimit nga trageti në flakë. Deri të premten është raportuar për 11 persona të zhdukur.

Autoritetet kanë bërë të ditur se zjarri nisi vetëm pak minuta pasi është nisur nga porti. Trageti po lundronte në Detin Jon, 15 kilometra larg ishullit të Korfuzit. Në këtë traget ishin 239 udhëtarë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit.

Të gjithë udhëtarët e shpëtuar janë transportuar në Korfuz. Gjashtë varka të rojave bregdetare greke kanë marrë pjesë në misionin e shpëtimit, në të cilin u përfshin edhe katër helikopterë.