Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndihma e Shqipërisë për Greqinë

Një anije shqiptare ka ndihmuar në lokalizimin e zjarrit në tragetin që po lundronte nga Greqia drejt Italisë. Deri të premten pasdite nuk është raportuar për të vdekur.

Një anije shqiptare së bashku me disa anije zjarrfikëse kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit në tragetin në veriperëndim të Greqisë.

Më shumë se 300 persona janë evakuuar, por autoritetet kanë thënë se 11 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Udhëtarët e shpëtuar janë transportuar në ishullin e Korfuzit.

Trageti me flamur italian mori flakë vetëm tre orë pasi u largua nga porti grek, 15 kilometra larg Korfuzit.

Ky traget po udhëtonte nga ishulli i vogël grek i Erikuzës.

Anija shqiptare të premten i është bashkuar aksionit për shuarjen e zjarrit në traget.

Edhe Fundoset një traget me 116 pasagjerë pranë brigjeve të Guajanës Botë 6 d. më parë Fundoset një traget me 116 pasagjerë pranë brigjeve të Guajanës

Së bashku me anijen shqiptare ishin edhe gjashtë anije të tjera greke që kanë ndihmuar në evakuimin e udhëtarëve.

Trageti i prodhuar në vitin 1995, operonte nga një kompani detare në Napoli.

Shkaqet e zjarrit deri të premten kanë qenë të paqarta. Mirëpo, kompania me bazë në Itali ka bërë të ditur se zjarri ka nisur në parkingun e automjeteve brenda tragetit.