Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjendet armatim i rëndë nën shtretërit e fëmijëve në Gaza

Forcat ushtarake të Izraelit po pretendojnë se kanë gjetur armatim të rëndë nën shtretërit e fëmijëve në Rripin e Gazës, ka raportuar Nexta në rrjetin social X.

Në pamjet e publikuara të enjten shihen raketa dhe armë nën shtrat të vendosur nga grupet e Hamasit, e këto pretendohet se janë zbuluar pas kontrolleve të ushtrisë izraelite.

Aty u panë edhe çanta të mbushura me municione dhe raketa, derisa thuhet se kjo u filmua në Beit Hanoun, në një shtëpi ku banorët tashmë kanë ikur.

Hamasi po dyshohet se ka qëndruar edhe në spitalin Al-Shifa, ku qindra civilë humbën jetën nga sulmet e Izraelit.