Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjenden pjesë trupi në qendrën tregtare të goditur nga raketat ruse

Punonjësit e urgjencës kanë nxjerrë dhjetëra "pjesë trupi" nga rrënojat e një sulmi raketor rus në qytetin ukrainas të Kremenchukit, shkruan Sky News.

Mësohet se të paktën 19 persona u vranë në sulmin e së hënës, kur raketat ruse X-22 goditën qendrën tregtare Amstor.

Deri në 1000 njerëz ndodheshin brenda qendrës në atë kohë.

Shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës lëshoi një deklaratë: "Më 2 korrik, në orën 13:25 në Kremenchuk, punimet për heqjen e mbeturinave përfunduan në qendrën tregtare Amstor, e cila u shkatërrua nga sulmi me raketa më 27 qershor. Që nga fillimi i punës janë zbuluar 29 copëza trupi”.

Më shumë se 60 persona u plagosën.