Ka shkuar në 18 numri i të vdekurve nga bombardimi rus i një qendre tregtare në Kremenchuk, të hënën, konfirmoi shefi i administratës ushtarake rajonale të Potlavas, Dmytro Lunin.
Megjithatë kjo nuk është një shifër përfundimtare, pasi puna e ekipeve të shpëtimit po vazhdon ende.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet lokale kanë thënë se 440 persona nga shërbimet e urgjencës po punojnë në vendin e ngjarjes duke përfshirë edhe 14 psikologë për të mbështetur personat që po qëndrojnë aty, shkruan BBC-ja të martën.
Rreth 1000 persona besohej se ishin në qendrën tregtare në kohën e sulmit.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ndalojë terrorin rus.
“Ne ende jemi duke kërkuar për personat që kanë mbetur nën rrënoja”, ka thënë ai.