Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

18 të vrarë nga sulmi ukrainas në qytetet ruse

Ka shkuar në 18 numri i të vrarëve në sulmin ukrainas të së shtunës në Belgorod të Rusisë, ka njoftuar Ministria e situatave emergjente të këtij vendi, raportoi BBC-ja.

Siç është bërë e ditur nga autoritetet ruse, numri i të lënduarve nga këto sulme është rritur në 111.

Sipas kreut të administratës rajonale të Kharkivit, të paktën 19 persona, duke përfshirë një shtetas të huaj, janë plagosur nga sulmet me raketa.

Në një postim në Telegram, Oleg Sinegubov ka thënë se 10 prej të plagosurve janë shtruar në spital dhe dy fëmijë janë në mesin e të lënduarve.

Guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, ka thënë se sulmi i sotëm është më i madhi që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022.

Edhe Pesë të vrarë dhe 46 të plagosur në sulmin e Ukrainës në Belgorod Botë Pesë të vrarë dhe 46 të plagosur në sulmin e Ukrainës në Belgorod

“Sot, granatimet nga forcat e armatosura të Ukrainës kanë pasur pasojat më të rënda të dy viteve të fundit. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për të gjitha familjet e viktimave dhe e kuptoj se nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë këtë pikëllim. Dua të them se jemi të gjithë pranë jush dhe se armiku nuk do t'i shpëtojë ndëshkimit”, shkroi Gladkov.

Sipas tij, më shumë se 100 automjete u dëmtuan ose u shkatërruan, dhe 22 ndërtesa banimi, si dhe dyqane dhe qendra tregtare u dëmtuan. Ai tha gjithashtu se të gjitha ngjarjet publike janë anuluar në të gjitha komunat në kufi me Ukrainën.