Një raketë e ka goditur një qendër tregtare në qytetin e Kremenchukut në regjionin e Potlavës në Ukrainë.
Kryetari i qytetit, Vitaly Meletskiy ka thënë në Facebook se raketa ka goditur një vend shumë të populluar, shkruan BBC.
Ai tha se ka qenë në vendin e ngjarjes por nuk e di se sa persona janë vrarë ose lënduar.
Presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky ka thënë se rreth një mijë persona ishin brenda qendrës.
Ende nuk dihet për numrin e viktimave dhe të plagosurve.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmi me raketa ndaj civilëve, më i madhi sivjet në Ukrainë
-
Të paktën 18 persona të vdekur nga sulmi rus në qytetin e lindjes së Zelenskyt
-
11 të vrarë dhe 35 të plagosur nga sulmi rus në një supermarket në lindje të Ukrainës
-
Të paktën 10 të vrarë nga sulmi i Rusisë në qytetin ukrainas Chernihiv
-
Raketat balistike ruse godasin qytetet më të mëdha të Ukrainës