Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjenden mbetjet e aeroplanit luftarak francez

Mbetjet e aeroplanit luftarak francez, i zhdukur sot, janë gjetur në Minyoville, në zonën e Girave, ndërsa kërkimet po vazhdojnë për gjetjen e dy pilotëve.

“Ne shpresojmë se do t’i gjejmë gjallë pilotët, ata tani mungojnë”, tha zëdhënësi i Forcave Ajrore Franceze, Siril Divival, në një konferencë shtypi në Paris.

Ishte raportuar se zona e mbuluar me dëborë midis rajonit Dub dhe Zur, ishte vendi ku është kapur për herë të fundit nga radarët aeroplani, transmeton ksp.

Aeroplani ishte ngritur në fluturim sot në ora 11:00 nga një bazë ajrore në Francën verilindore.

Artikuj të ngjashëm