Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjashtë të vdekur pas granatimeve në Slovyansk

Granatime nga ushtria ruse të dielën ka pasur në Slovyansk.

Zëdhënësja e Donetsk, Ova Ignatchenko, ka thënë për mediat ukrainase se të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 15 janë plagosur si rezultat i bombardimeve, shkruan BBC.

Kramatorsk i cili gjendet në jug të Slovianskut është gjithashtu nën sulm.

Slovyansku dhe Kramatorsku janë dy nga qytetet më të mëdha në rajonin e Donetskut ende në duart e Ukrainës.