Botë

15 të vdekur në Sloviansk të Ukrainës nga një sulm raketor rus

Numri i të vdekurve në Sloviansk të Ukrainës ka shkuar në 15 pas goditjes raketore të Rusisë në ndërtesat ku banonin civilë,.

24 persona janë lënduar nga gjuajtja, numër ky që u rrit nga 22 sa ishte në fillim, ka thënë kreu i administratës ushtarake të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, përmes një postimi në Telegram.

Ai ka thënë se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat pesë persona, përfshirë edhe një 14-vjeçare. Trupat e 10 viktimave të tjera u hoqën gjithashtu.

Sulmi raketor i cili vrau një 2-vjeçar, është një nga sulmet më të rënda që prej fillimit të luftës vitin e kaluar.

Së paku 8 shpërthime raketore goditen qytetin të premten pasdite, sipas orës lokale. Raketat ranë mbi shtëpi e banesa në të cilat jetonin civilë.