Së paku gjashtë persona kanë vdekur të dielën kur një minibusi me të cilin po udhëtonin ka goditur një mjet shpërthyes anash rrugës, në afërsi të kryeqendrës së Somalisë, Mogadishu, ka njoftuar policia, raporton agjencia Reuters.
Minibusi me të cilin po udhëtonin pasagjerët, shumica nga një familje, që po shkonte në një funeral në qytetin fqinj, ka goditur mjetin shpërthyes në fshatin Hawa Abdi, rreth 19 kilometra në veriperëndim të Mogadishus.
“Deri më tash kanë humbur jetën gjashtë persona dhe janë lënduar disa tjerë. Numri i të vdekurve mund të rritet”, ka thënë polici Farah Hassan.
Rruga frekuentohet vazhdimisht nga qeveria dhe veturat e sigurisë.
“Unë kam bartur katër të vdekur përfshirë edhe vjehrrin tim”, ka thënë Nur Haji Ahmed, i cili po qëndron në spitalin Madina në Mogadishu, ku janë shtrirë të lënduarit. Ai ka nxituar në vendngjarje pas një telefonate që mori nga të afërmit.
Ende nuk ka marrë ndonjë grup përgjegjësinë për këtë sulm.
-
5 të vrarë pas një sulmi me bombë jashtë një restoranti në Somali
-
35 të vdekur nga një shpërthim i dyfishtë në Somali
-
Mbi 100 të vdekur nga dy sulmet në kryeqendër të Somalisë të shtunën
-
Dy sulme në kryeqytetin e Somalisë, mendohet për dhjetëra të vdekur
-
Sulm në një konvoj ushqimi në Somali, së paku 20 të vdekur