Së paku 20 persona kanë vdekur, përfshirë gra dhe fëmijë dhe ndihma me ushqime është shkatërruar, pasi militantët kanë sulmuar disa vetura që po transportonin ushqime në rajonin qendrore të Somalisë, Hiiraan, raporton BBC.
“Vendosën bombë ndërsa njerëzit ishin në veturë dhe e shpërthyen”, ka thënë guvernatori i Hiiraanit, Ali Jeyte Osman.
Grupi islamik “al-Shabab” ka thënë se po shënjestron grupet e armatosura pro-qeveritare.
Grupi i militantëve që është i lidhur me Al-Qaedan, po synon ta rrëzojë Qeverinë në Somali.
Al-Shabab kontrollon pjesën më të madhe të jugut dhe qendrës së Somalisë.
Edhe
Sulm vetëvrasës në Somali, 32 të vrarë
Por, nuk ka qenë në gjendje të shtrijë ndikimin në zonat e kontrolluara nga Qeveria, që janë kryesisht rreth kryeqendrës Mogadishu.
Dy javë më parë militantët u futën në një hotel në kryeqendër dhe vranë më tepër se 20 persona.