Garda detare e Greqisë ka bërë të ditur se gjashtë trupa të pajetë janë gjetur në brigjet e ishullit lindor të Greqisë, Lesbos.
Autoritetet besojnë se viktimat ishin emigrantë që po mundoheshin të kalonin në Greqi nga brigjet turke.
Roja detare ka njoftuar gjithashtu se trupat e tri viktimave ishin gra dhe tri të tjerat të burrave. Ata janë gjetur në orët e para të mëngjesit të së martës dhe janë sjellë në qytetin Mitilen.
Nuk dihet se si kishin provuar ta kalonin detin për të arritur në ishullin grek. Asnjëri prej tyre nuk kishte jelekë për mbrojtje nga fundosja.
Ekipet e shpëtimit janë vënë në kërkim të të mbijetuarve të mundshëm ose të trupave të tjerë të pajetë. Kërkime po bëhen edhe përgjatë bregut të ishullit Lesbos.
-
Gjenden 14 emigrantë dhe një burrë i vdekur në një ishull të vogël grek
-
Greqi, tre emigrantë të vdekur pasi gomonja përplaset për një shkëmbi
-
16 emigrantë të vdekur pas përmbysjes së anijes në Greqi
-
Gjenden trupat e pajetë të gjashtë emigrantëve në brigjet e Libisë
-
22 migrantë vdesin afër Greqisë pas gjashtë ditësh në det