Gjashtë shtetas të Britanisë së Madhe ende besohet se janë pengje të Hamasit, ka njoftuar ministrja e Britanisë, Victoria Atkins, raportoi BBC-ja të martën.
Ajo ka shtuar se numri i britanikëve të vrarë në luftën mes Izraelit dhe Hamasit ka shkuar në 10, derisa ka theksuar se gjashtë të tjerë janë të zhdukur, që “mund të jenë peng në Gaza”.
“Ne e kuptojmë dhe unë jam shumë e kujdesshme sepse e dimë sa e rëndësishme është saktësia e fjalëve në këtë kontekst, por e kuptojmë se janë pengje”, ka shtuar ajo.
Atkins ka theksuar se shpëtimi i shtetasve britanikë është prioritet absolut.
Hamasi i ka liruar të hënën mbrëma edhe dy gra të kapura peng.