Gazetarja ruse që ishte gjobitur pasi kishte protestuar kundër luftës në Ukrainë gjatë edicionit të lajmeve, thotë se ndjehet ukrainase dhe do ta ndryshojë mbiemrin e saj në shenjë përkrahje, raporton BBC.
Marina Ovsyannikova – babai i të cilës është ukrainas – ka njoftuar për lëvizjen në Facebook.
“Unë nuk jam ‘ruse e mirë, jam ukrainase. Si shenjë përkrahje për Ukrainën, planifikojë të ndryshojë mbiemrin e tij Ovsyannikov në atë Tkachuk”, ka shkruar Marina.
Ish-redaktorja e televizionit shtetëror rus Channel One, ishte burgosur shkurtazi në mars në Rusi pasi kishte protestuar gjatë transmetimit të lajmeve me një pano “jo luftë”.
Që nga atëherë ajo ka emigruar në Gjermani.
Artikuj të ngjashëm
-
Gazetarja që protestoi kundër luftës mund të përballet me 10 vjet burgim në Rusi
-
Gazetarja ruse që protestoi kundër luftës shpallet fajtore për diskreditim të ushtrisë
-
Gazetarja ruse që u dënua për protestë në TV: Rusët janë kundër luftës
-
Lirohet gazetarja që protestoi kundër luftës në televizionin rus
-
Del para gjykatës redaktorja ruse që protestoi gjatë lajmeve kundër luftës në Ukrainë