Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Del para gjykatës redaktorja ruse që protestoi gjatë lajmeve kundër luftës në Ukrainë

Redaktorja e televizionit shtetëror rus, e cila mbajti një protestë kundër luftës Ukrainë, në një program të drejtpërdrejtë lajmesh mbrëmjen e së hënës, është aktualisht në gjyq, në Gjykatën Ostankino të Moskës.

Marina Ovsyannikova akuzohet për "organizim të një ngjarjeje publike të paautorizuar", një akuzë administrative që mund të rezultojë në një gjobë deri në 200 funte, shërbim në komunitet ose deri në 10 ditë burgim.

Më herët është raportuar se avokatët e Ovsyannikova nuk ishin në gjendje ta gjenin atë, por një foto që qarkullon në rrjetet sociale duket se e tregon atë në gjykatë me një avokat.