Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gazetari i njohur holandez plagoset rëndë nga një person

Një gazetar i njohur holandez i kronikës së zezë është plagosur rëndë nga të shtënat në një rrugë në kryeqytetin e Holandë.

Policia ka thënë se një burrë u dërgua në spital në gjendje të rëndë pasi u qëllua me armë në Amsterdam.

Transmetuesi kombëtar NOS e ka njohur viktimën si Peter R de Vries, një gazetar i kronikës së zezë, i njohur në Holandë, raporton BBC.

Është thënë se ai u qëllua pasi u shfaq në një bisedë televizive.