Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm me armë në Holandë, mbesin disa të vrarë

Disa persona kanë mbetur të vrarë pas disa të shtënash me armë zjarri në Rotterdam të Holandës, ka raportuar BBC-ja të enjten.

Të paktën një person shkaktoi të shtëna në një banesë private e më pas në një qendër shëndetësore pranë lokalitetit.

Autoritetet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i janë vënë në ndjekje sulmuesit.

Ai dyshohet se është 32-vjeçar, ndërsa motivi i sulmeve ende s’dihet. Është thënë se i dyshuari ishte i veshur me rroba ushtarake, por ende s’ka konfirmim zyrtar.