Nata e Vitit të Ri në Holandë u shoqërua me dhunë e incidente serioze në disa qytete të vendit. Policia holandeze njoftoi se oficerët u sulmuan me fishekzjarrë dhe mjete shpërthyese, duke e cilësuar situatën si të paprecedentë, raporton BBC. Në Amsterdam, një kishë e shekullit të 19-të, Vondelkerk, u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë përcaktuar nga autoritetet. Raportohet edhe për vdekjen e një 17 dhe 38-vjeçari në incidente që lidhen me fishekzjarrë.
Ndërkohë, në qytetin gjerman Bielefeld, dy të rinj 18-vjeçarë vdiqën pasi ndezën fishekzjarrë artizanale. Kryetarja e Sindikatës së Policisë Holandeze, Nine Kooiman, deklaroi se edhe vetë ishte sulmuar gjatë shërbimit në Amsterdam.
Autoritetet konfirmojnë se sulme ndaj policisë dhe zjarrfikësve u raportuan në të gjithë vendin.
-
Tifozët përleshen me policinë në Hagë pas fitores së Marokut ndaj Holandës
-
Plagosen 12 persona në një festival në SHBA, policia vihet në kërkim të të dyshuarve
-
Edhe në Holandë ndërpritet një ndeshje për shkak të tifozëve
-
Shpërthim në një shkollë hebraike në Amsterdam, policia në kërkim të autorit
-
Si u festua Viti i ri në botë