Paraqitjet e Donald Trumpit nëpër gjykata më nuk kanë dallim nga fushata e tij për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë. Paraqitjet nëpër gjykata tashmë janë pjesë qendrore e fushatës së republikanit.
Kështu ishte edhe të hënën kur ish-presidenti vullnetarisht u kthye në gjykatën e New Yorkut për procesin gjyqësor ndaj fryrjes së vlerës së bizneseve të tij.
Trumpi nuk ishte i obliguar që të paraqitej në gjykatë, mirëpo shfrytëzoi mundësinë për spektakël mediatik dhe duke e portretizuar veten si viktimë të sistemit të politizuar të drejtësisë – qëndrim që i ka ndihmuar atij të jetë pretendues i padiskutueshëm për nominimin presidencial te republikanët.
Skena e së hënës ishte e njëjtë që prej pranverës kur Trumpi nisi të paraqitej para gjykatave në katër raste të ndara gjyqësore.
Në deklaratë për media Trumpi ka thënë se krejt kjo është politike.
Edhe
Si po i përdor Trumpi gjykatat për t’i arritur qëllimet e tij?
Sipas tij, demokratët duan t’ia pengojnë fushatën duke e ftuar nëpër gjykata.
Ani pse ishte i lirë që të shkonte, Trumpi krejt të hënën e ka kaluar në gjykatën e New Yorkut duke mbikëqyrur procedurat dhe shpesh duke folur me avokatët mbrojtës.
-
Betejat politike që po i përdor Trumpi për ta fuqizuar pushtetin e tij
-
Çfarë ndodh me rastet penale dhe civile ndaj Trumpit pas rizgjedhjes president?
-
Çfarë ndodh me rastet penale dhe civile ndaj Trumpit pas rizgjedhjes president?
-
Trumpi viziton Capitolin për herë të parë që nga trazirat e janarit të vitit 2021