Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fuqia e fotografisë: Si u shpërfaq tmerri dhe kaosi i bombave amerikane në Venezuelë

Mariana Camargo

Foto: Associated Press

Kur shpërthimet tronditën kryeqytetin e Venezuelës, 21-vjeçarja Mariana Camargo nisi të vraponte në rrugët e Karakasit lindor.

Ishte 2:05 e mëngjesit kur fotografi i agjencisë së lajmeve “Associated Press”, Matias Delacroix, ishte rrugëve duke shkrepur momentet e para të shpërthimeve. Në atë çast u kap edhe një prej fotografive që u bë imazh simbol i operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë.

Disa ditë më pas, pasi presidenti Nicolas Maduro u zëvendësua nga zëvendësja e tij pas kapjes nga SHBA-ja, Camargo dhe Delacroix u ritakuan në të njëjtin vend ku u shkrep fotografia emblematike.

“Një grua arriti me një kamion të madh dhe ndaloi me nxitim e na tha ‘fëmijë çfarë po bëni këtu, ecni në shtëpi se po bombardojnë!'” ka kujtuar Camargo. “Ishim nëntë njerëz dhe të gjithë nisëm të vrapojmë. E unë kalova këndej”.

Fotografia e shfaq Camargon me një fanellë të bardhë dhe pantallona, e fytyrën e mbushur frikë e urgjencë. Pas saj shihet grupi i miqve duke e ndjekur. Camargo ka treguar se e ka parë Delacroixin anash rrugës teksa shkrepte fotografitë.

Edhe “Ishte si një film horror” – Banorët i përshkruajnë skenat pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë Botë “Ishte si një film horror” – Banorët i përshkruajnë skenat pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë

Ishte emocioni në sytë e Camargos që mori vëmendjen e Delacroixit, i cili ishte zgjuar pak më herët dhe me të dëgjuar bombardimet kishte dalë në rrugë.

“Ajo që më mori vëmendjen ishte se si po vraponin, me telefona e qartësisht të frikësuar. Kam fotografi të miqve prapa jush, por mes dy fotografive, e jotja ishte ajo që e shpërfaqi më së miri atë që po ndodhte”, i ka thënë Delacroix Camargos teksa ia tregonte fotografitë në telefon.

Kur fotografia mori vëmendjen e botës duke u shfaqur në ballinat e mediave më prestigjioze botërore, miqtë e Camargos nisën t’i shkruanin në grupet e WhatsAppit.

“A po më duket apo është Nana Mariana???” e ka pyetur një nga miqtë e saj, duke ia dërguar fotografinë. (Në Venezuelë, Nana është nofkë për Marianan). “Po është NANA” u përgjigj një shoqe menjëherë.

Edhe Venezuela goditet nga dy tërmete të fuqishme, besohet për numër të madh të viktimave Botë Venezuela goditet nga dy tërmete të fuqishme, besohet për numër të madh të viktimave

Fotografia fillimisht u pa me pak shaka nga Camargo. “Më bënë meme dhe qeshëm. Por ende e shoh videon e asaj dite, të eksplodimeve, dhe kur i dëgjoj eksplodimet, ende ndjej panikun”.

Të dielën, një ditë pas sulmeve dhe kaosit, Camargo i shkroi Delacroixit në llogarinë e tij në Instagram duke i kërkuar më shumë fotografi të momentit.