Së paku 29 persona kanë vdekur, përfshirë nxënës, pasi një varkë është fundosur në një lum në shtetin verior të Nigerisë, Kano.
Shumica e viktimave ishin nxënës të shkollës islamike të moshave nga 6 deri 12 vjet, që po shkonin në një ngjarje fetare, raporton BBC.
Policia ka njoftuar se shtatë të mbijetuar janë dërguar në Spital dhe se operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon.
Arsyet e fundosjes së varkës janë të paqarta, por në aksidentet e kaluara të ngjashme i ishte lënë faji mbingarkesës apo defekteve në varkë.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 100 të vdekur nga përmbytja e varkës në Niger
-
76 të vdekur pas përmbytjes së varkës në Nigeri
-
Dyshohet për shumë të vdekur pas fundosjes së një anije në Nigeri
-
Mbi 300 nxënës dhe 12 mësimdhënës rrëmbehen në sulmin në një shkollë në Nigeri
-
Më shumë se 40 emigrantë humbën jetën në brigjet e Tunizisë