Mbi 150 persona dyshohet se kanë vdekur në veri-perëndim të Nigerisë, pasi një anije me të cilin po lundronin rreth 200 persona është prishur dhe është fundosur në një lum, kanë njoftuar zyrtarët nigerianë, raporton BBC.
Shumica e pasagjerëve ishin gra dhe fëmijë që po udhëtonin nga shteti i Nigerit për në Kebbi të Nigerisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë paku 20 persona janë shpëtuar, ndërsa autoritetet fajësojnë mbingarkesën për aksidentin që ndodhi të mërkurën.
Zhytësit dhe punonjësit e emergjencës po përpiqeshin të shpëtonin tjerët në lumin Niger.
Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari ka thënë se është tragjedi e madhe, ndërsa ka ofruar ngushëllime për familjet e viktimave.
“Vetëm 20 persona janë shpëtuar, katër janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 156 ende mungojnë dhe besojnë se janë nën ujë”, ka thënë Yusuf Birma, i Autoritetit Nacional të Ujërave në Nigeri.