Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca ua rrit pagat punëtorëve shëndetësorë për punën gjatë pandemisë

Franca ka miratuar një fond prej 8 miliardë eurosh për rritjen e pagave të punëtorëve shëndetësorë, si shpërblim për punën e tyre në luftimin e pandemisë së koronavirusit.

Fondi u dakordua të martën mes Qeverisë dhe sindikatave të punëtorëve, pas disa javësh negociata. Në bazë të tij, pagat e mantelbardhëve francezë do të rriten për 183 euro në muaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Punëtorët shëndetësorë në Francë janë lavdëruar gjatë gjithë pandemisë për kujdesin e treguar në trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi pandemik. Në pikun e epidemisë në vend, qytetarët rëndom u falënderoheshin atyre me duartrokitje dhe brohoritje prej ballkoneve.

Megjithëkëtë, mjekët kishin mbajtur protesta për të kërkuar rritje pagash dhe fonde shtesë për spitalet. E pas nënshkrimit të pakos, kryeministri i Francës, Jean Castex, ka thënë se ky është një moment historik për sistemin shëndetësor dhe mirënjohje për ata që kanë qenë në vijën e parë të frontit kundër pandemisë.