Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka premtuar të enjten se do të ketë rritje të pagave për mësuesit, shkroi të enjten “Europe1”.
Rritja e pagave në 2.000 euro neto në muaj për mësuesit në fillim të karrierës së tyre është shpallur nga qeveria si një nga zgjidhjet e mundshme për të rritur atraktivitetin e profesionit.
Macroni ka konfirmuar se ky rivlerësim do të vazhdoj.
“Rivlerësimi i përgjithshëm i shpërblimit 2 vjet më parë, do të vazhdojë, duke siguruar që asnjë mësues të mos e fillojë karrierën e tij me më pak se 2,000 euro neto në muaj, si dhe do të ketë rritje pagash për të tjerët me rreth 10 për qind”, deklaroi Macroni.
Ai shtoi se kësaj rritjeje të përgjithshme të pagave do t’i shtohet “pakti për mësuesit” që do t’i lejojë ata të angazhohen në misione shtesë, si monitorimi i individualizuar e detyra të tjera mbikëqyrëse.
-
Qeveria e re në Shqipëri synon nga 1,250 euro paga për mësuesit deri në vitin 2029
-
Macroni nënshkruan ligjin për pensionim pavarësisht tre muaj protestash
-
Macron: Nuk do të tërhiqem për rritjen e moshës së pensionit
-
Reformat pensionale vënë Macronin nën presion
-
Franca planifikon ta ngrejë moshën e pensionimit në 64 vjet