Udhëheqësit francezë të sindikatave të punës shpresojnë të sjellin më shumë se 1 milion demonstrues sërish në rrugë në përplasjen me qeverinë lidhur me planet e saj për ta shtyrë moshën e pensionit.
Për të dyja palët grevat dhe protestat mbarëkombëtare janë provë e rëndësishme. Qeveria e presidentit francez, Emmanuel Macron, thotë se është e vendosur të zbatojë premtimin zgjedhor për të reformuar sistemin e pensioneve të Francës.
Sindikatat e punëtorëve dhe ligjvënësit e krahut të majtë që luftojnë në parlament kundër planeve të Macronit po llogarisin që protestuesit të dalin masivisht për t’i forcuar përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund projektligjit.
Raundi i parë i grevave dhe protestave solli midis 1 milion dhe 2 milionë demonstrues në fillim të këtij muaji, duke përfshirë më shumë se dhjetëra mijëra në Paris. Grevat vazhduan gjithashtu për disa shkolla dhe sektorë të tjerë.