Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca thotë se vaksina për COVID-19 do të jetë falas për të gjithë

Franca do të përkujdeset që vaksinimi për COVID-19 të jetë falas për të gjithë që janë në sistemin e sigurimit social dhe ka shënjestruar 1.5 miliardë euro nga buxheti i vitit të ardhshëm të sigurimit social për të mbuluar koston, ka thënë kryeministri Jean Castex të enjten, raporton agjencia Reuters.

Castex ka thënë se kampanja e vaksinimit do të nisë për disa javë, varësisht nga aprovimi nga rregullatori i Agjencisë Evropiane të Medicinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vaksinimi do të jetë falas për të gjithë”, ka thënë Castex.

Franca ka porositur 200 milionë doza nga kompani të ndryshme farmaceutike që po zhvillojnë vaksinat, ka thënë Castex, mjaftueshëm për të vaksinuar 100 milionë persona – që është më tepër se popullata e Francës.

Vaksinimi për COVID-19 do të jetë vullnetarë. Castex ka siguruar qytetarët se vaksinat e aprovuara do të jenë të sigurta.

Në Francë 324 persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit dhe janë regjistruar 12.696 të infektuar të rinj.

Portugalia po ashtu ka thënë se vaksinimi do të jetë falas dhe vullnetar. Synon që ta vaksinojë 10 për qind të popullatës në fazën e parë.