Botë

Nuk ka më teste falas për të pavaksinuarit në Francë

Testet COVID-19 në Francë nuk janë më falas për të pavaksinuarit, përveç nëse ato janë të përshkruara nga një mjek.

Ndërsa testet mbeten falas për të rriturit e vaksinuar dhe të gjithë fëmijët nën 18 vjeç, të rriturit të cilët nuk kanë marrë vaksinat e tyre do të duhet të paguajnë 22-45 euro për t'u testuar, që nga e premtja.

Për të marrë një leje-kalimi, njerëzit duhet të tregojnë prova të vaksinimit, një test negativ të kohëve të fundit ose shërim të fundit nga virusi. Kalimet kërkohen për të vizituar vendet turistike, për vizitat në spitale dhe në udhëtimet me tren të brendshëm. Kërkesa për kalim, e shpallur në korrik, ndihmoi në rritjen e shkallës së vaksinimit të Francës, raporton AP.

Mbi 49 milionë njerëz, ose rreth 74% e popullsisë, janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit në Francë. Të gjithë të moshës 12 vjeç e lart kanë të drejtë për t’u vaksinuar.