Franca ka konfirmuar rastin e parë në vend me variantin e ri të COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se personi me nënshtetësi franceze kishte ardhur nga Londra më 19 dhjetor.
Ai ishte asimptomatik dhe aktualisht është në vetizolim, raporton BBC.
Varianti i ri i koronavirusit i cili është përhapur më së shumti në Britani, ka bërë që të merren një sërë masash ndaj këtij vendi nga të tjerat.
Franca kishte mbyllur kufijtë, por i hapi të mërkurën, duke u kërkuar udhëtarëve posedimin e testit negativ PCR.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Francë dyshohet për një variant të ri të COVID-19
-
Franca i regjistron 130 raste me Omicron
-
Dy raste me variantin e ri të COVID-19 janë zbuluar në Britani
-
Evropa në alarm, regjistrohet rasti i parë i variantit “më të rrezikshëm” të COVID-19
-
Franca ashpërson masat anti-COVID për qytetarët nga Britania dhe disa vende të BE-së