Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca së shpejti do t’ia dorëzojë Ukrainës 78 lansues raketash “Cezar”

Ukraina

Ukraina

Foto: Associated Press

Franca së shpejti do të mund të dërgojë 78 lansues të raketave “Cezar”, dhe do të rrisë furnizimin e saj me predha, për të përmbushur nevojat urgjente të Kievit për municion në luftën e saj kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë, ka bërë të ditur të martën ministri francez i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu.

Ai ka thënë në një konferencë shtypi se wshtw arritur një marrëveshje midis Francës, Ukrainës dhe Danimarkës për financimin e makinës vetëlëvizëse të artilerisë, raportoi AP.

Franca ka vendosur gjithashtu një objektiv që të dorëzojë 80,000 predha për armë 155 mm në Ukrainë këtë vit - nga 30,000 të dorëzuara që nga fillimi i luftës, më 24 shkurt 2022. 

Përveç kësaj, Franca po merr pjesë në një përpjekje për të identifikuar rezervat e disponueshme të barutit dhe municionit që mund të bliheshin nga vende jashtë Bashkimit Evropian, një plan i nisur nga Republika Çeke për të mbështetur më tej Kievin.

Sipas planit, çekët kërkojnë të marrin 800,000 predha artilerie për Ukrainën. Udhëheqësit çekë thanë më parë se predhat e para duhet të dorëzohen në Ukrainë jo më vonë se qershori. Të paktën 18 vende i janë bashkuar nismës, sipas zyrtarëve në Pragë.

Në fillim të këtij muaji, Gjermania, Franca dhe Polonia u zotuan të prokurojnë më shumë armë për Kievin dhe të rrisin prodhimin e pajisjeve ushtarake, duke premtuar se Ukraina mund të mbështetet në treshen e fuqive evropiane ndërsa përpiqet të kapërcejë mungesën e burimeve ushtarake.

Edhe Franca do të shfrytëzojë asetet ruse për të financuar ndihmën ushtarake për Ukrainën Botë Franca do të shfrytëzojë asetet ruse për të financuar ndihmën ushtarake për Ukrainën

Lecornu argumentoi se vendet evropiane duhet të zvogëlojnë varësinë e tyre në SHBA-në për të garantuar sigurinë e kontinentit.