Franca ka pezulluar operacionet e saj të përbashkëta ushtarake që zhvillon me Malin, një vend në Afrikën Perëndimore ku më 24 maj u përjetua grusht-shteti ushtarak.
Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Francës thuhet se pas grusht-shtetit ushtarak më 24 maj në Mali, Komuniteti Ekonomik i Vendeve të Afrikës Perëndimore me Bashkimin Afrikan kanë përcaktuar kushtet dhe vijat e kuqe për të sqaruar kornizën e tranzicionit politik në Mali.
Më tej, në deklaratë u theksua se Franca si masë paraprake dhe të përkohshme për procesin e transferimit të administratës tek civilët vendosi të pezullojë operacionet e përbashkëta dhe misionet këshilluese që zhvillohen me ushtrinë e Malit.
Koloneli Assimi Goita, i cili është emri edhe pas grusht-shtetit në vitin e kaluar më 18 gusht dhe i cili ndodhej në detyrën e zv/presidentit edhe në procesin e tranzicionit civil, me arsyetimin se ndryshimi i kabinetit më 24 maj nuk ishte bërë sipas procedurave, dha urdhër për arrestimin e shumë zyrtarëve të lartë, përfshirë presidentin Bah Ndaw dhe kryeministrin Moctar Ouane.
Pas kësaj, Goita shpalli veten president.
ECOWAS dhe Bashkimi Afrikan njoftoi se kanë ripezulluar anëtarësimin e Malit, vend i cili brenda 9 muajve ka qenë skenë e dy grusht shteteve.
-
Grupe të armatosura nisin sulme të koordinuara në të gjithë Malin
-
Mali dhe Burkina Faso vendosin reciprocitet ndaj SHBA-së për udhëtimet
-
Macroni shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij
-
Udhëheqësi i grusht shtetit në Madagaskar betohet si president
-
Presidenti i Madagaskarit paralajmëron për tentativë grushtshteti pasi ushtarët u bashkohen protestave