Franca dhe Gjermania së bashku kanë propozuar disa sanksione kundër individëve nga Rusia, për shkak të helmimit të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, kanë bërë të ditur katër diplomatë të mërkurën, raporton Reuters.
Navalny ishte helmuar me një agjent të familjes Novichok, transmeton KOHA.
Këto dy vende do të propozojnë këto sanksione në Bruksel gjatë kësaj jave, para takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian që mbahet javën tjetër.
Propozimet për sanksione do të jenë kundër zyrtarëve të inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU, kanë bërë të ditur dy diplomatë.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja sanksionon katër rusë lidhur me helmimin e Navalnyt
-
Gjermania nxit BE-në t’i përgatisë sanksione Rusisë shkaku i Navalnyt
-
Rusia hap rast të ri penal ndaj kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny
-
Rusia shënjestron zyrtarët e BE-së, sherri i mbrojtjes së Navalnyt
-
BE-ja sanksionon zyrtarët rusë për helmimin e Navalnyt