Qeveria e Francës po kërcënon me dënime me burgim dhe gjoba të majme për telefonuesit që po bëjnë kërcënime të rreme për bombë pas një serie alarmesh të rreme që kanë detyruar evakuimin e 15 aeroporteve dhe anulimin e 130 fluturimeve, e ia kanë mbyllur dyert Pallatit të Versajës tri herë në pesë ditë.
Zyrtarët francezë kanë sugjeruar se të rinjtë dhe fëmijët mund të jenë përgjegjës për thirrjet. Ministri i Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti, ka fajësuar “shakaxhinjtë e vegjël, palaçot e vegjël” dhe është zotuar se “ata do të gjinden dhe do të ndëshkohen”.
Ligjet e Francës lejojnë që thirrjet për shaka të ndëshkohen me 3 vjet burgim dhe gjoba deri 45 mijë euro, raportoi AP.
Franca e ka ngritur nivelin e sigurisë që prej therjes vdekjeprurëse të mësuesit javën e kaluar, i cili deklaroi lidhjet me Shtetin Islamik.
-
Dhjetëra të arrestuar për kërcënimet me bomba në Francë
-
Qeveria franceze bën hapin e parë për të qetësuar protestat - premton 3,000 mësues shtesë
-
Evakuohen tetë aeroporte në Francë pasi kërcënohen me sulme
-
Franca në gatishmëri të lartë për protestat sot, pas trazirave të javës së kaluar
-
Ora policore ndihmon në qetësimin e Francës, planifikohen protesta të tjera