Policia franceze ka dëbuar të mërkurën dhjetëra emigrantë, përfshirë familje me fëmijë të vegjël, nga oborri i Bashkisë së Parisit, ku ata po qëndronin si pasojë e mungesës së strehimit.
Rreth 50 persona, kryesisht gra dhe fëmijë të moshës 3 deri në 10 vjeç, janë dëbuar nga policia në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, raporton AP.
Punonjësit e organizatave që ofrojnë ndihma kanë shprehur shqetësimin se masa që u mor të mërkurën është vetëm fillimi i një përpjekjeje më të gjerë nga autoritetet e Parisit për të dëbuar emigrantët dhe të tjerët që nuk kanë mundësi të strehohen për periudhë afatgjatë në Francë.
Shumë prej familjeve janë nga vendet afrikane si Burkina Faso, Guinea, Bregu i Fildishtë dhe Senegali.
Shoqata “Utopia 56”, ka shpërndarë ushqime, batanije dhe pelena si dhe ka ndihmuar disa prej emigrantëve që të gjejnë strehim të përkohshëm për një ose dy netë.
-
Franca e Spanja po përballen me zjarre masive, mijëra të evakuuar
-
Mijëra njerëz evakuohen në Francën jugore si pasojë e zjarreve
-
Evakuohen mbi 10,000 njerëz në Francë si pasojë e një zjarri masiv
-
Zjarri i madh detyron evakuimin e mijëra banorëve në jugperëndim të Francës
-
Mijëra njerëz në Francë mbesin pa energji elektrike mes të nxehtit ekstrem