Autoritetet policore të Francës kanë dëbuar qindra emigrantë të strehuar në tenda të improvizuara pranë Bashkisë së Parisit, të martën.
Franca i ka cilësuar dëbimet e emigrantëve që nuk kanë strehim të siguruar si fushatë të “spastrimit social” përpara Lojërave Olimpike Verore.
Në mesin e emigrantëve të dëbuar janë rreth 100 adoleshentë dhe të rinj nga Afrika Perëndimore, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Policia e Parisit ka thënë se operacioni u krye për arsye sigurie, veçanërisht për shkak se tendat ishin ngritur afër shkollave.
Zyrtarët e rajonit të Parisit u kanë siguruar emigrantëve strehim të përkohshëm prej tre javësh në qytetin Angers, 250 kilometra larg nga kryeqyteti.
Grupet e ndihmave që punojnë me emigrantët në rajonin e Parisit kanë njoftuar se masat e dëbimit të emigrantëve po intensifikohen përpara Olimpiadës.
Ata kanë vënë në dukje se njerëzit po dërgohen larg kryeqytetit, në vend që t’u ofrohet strehim në rajonin e Parisit, ku shumë azilkërkues kanë datat takimet e caktuara të gjyqit.