Një biznesmen amerikan i ka dhuruar për studime një universiteti të Vjenës fragmente të asaj që besohet të jetë kafka e Ludwig van Beethoven.
Paul Kaufmann ka thënë se u ndje “shumë i privilegjuar që pata mundësinë të rikthejë fragmentet e kafkës së Beethovenit, të cilat i trashëgova, aty ku përkasin”.
Një mjek ligjor austriak ka thënë se fragmentet, të cilat tashmë janë studiuar në SHBA, kanë “vlerë të madhe”.
Kompozitori vuajti nga shëndeti i dobët tërë jetën e tij dhe vdiq në vitin 1827, shkroi BBC.
Biznesmeni ka treguar se i gjeti fragmentet në vitin 1990, në një kuti të vogël me “Beethoven” të shkruar mbi të brenda një kutie të ruajtur nga një bankë franceze.
Janë gjithsej 10 fragmente, përfshirë dy pjesë më të mëdha – një nga pjesa e pasme e kokës dhe njëra nga pjesa e djathtë e përparme.
-
Shtëpia e Beethovenit bëhet pronare e “Opusit 130” të vitit 1825
-
Artefakte: Skeleti i vajzës që u varros me kurorë, 300-400 vjet para lindjes së Krishtit
-
Gjetjet e reja arkeologjike shpalosin detaje të Mesjetës në Berlin
-
Madhështia e Beethovenit në Kosovë – thirrje për paqe në kohë trazirash, sonte në “Express”
-
Kafka misterioze mbi 280 mijë vjeçare zbardh “njeriun e panjohur”