Për krime që ai i quajti “të liga dhe të frikshme”, një gjykatës i dha dënimin me vdekje burrit që prokurorët e quajtën “Fqinji vrasës” për vrasjen e dy grave dhe një tentim vrasje të tretë.
Michael Gargiulo deklaroi se nuk është fajtor për këto krime dhe se është i pafajshëm, raporton AP.
Rasti mori vëmendje globale pasi një nga viktimat, Ashley Ellerin, do të shkonte në takim me aktorin amerikan Ashton Kutcher. Kur ai dëshmoi në gjykatë, tha se kishte trokitur në derën e Ellerinit në natën kur u vra. Kur ajo nuk u përgjigj, Kutcher shikoi nga dritarja e shtëpisë së saj dhe pa në dysheme shenja që ai mendoi se ishin të verës së kuqe. 22-vjeçarja, Ellerin, u gjet e vdekur ditën tjetër me 47 plagë në shkurt të 2001-s.
Viktima e dytë ishte Maria Bruno, 32-vjeçare nënë e katër fëmijëve. Ajo ishte fqinje e Gargiulos dhe më 2005 e theri kur ajo po flinte.
Michelle Murphy është viktima e tretë e cila i shpëtoi sulmit dhe dëshmoi kundër tij në gjykatë. Në apartamentin e saj, ajo u zgjua kur Gargiulo ishte sipër saj duke e therur me një thikë, por arriti ta luftonte.
Ndërsa shpalli vendimin, gjykatësi Larry Paul Fidler tha: “Në këtë rast, gjithkund që Gargiulo shkoi, vdekja dhe shkatërrimi shkoi pas”.
Edhe
Familja e argjentinases kërkon ashpërsim të dënimit për Nikën e mbrojta e tij fajtor e bën “hotelin”
Mund të marrë kohë që Gargiulo të vritet. Ekzekutimi i fundit në Kalifornia ka ndodhur më 2006 dhe kjo praktikë është ndaluar që nga 2019.
Gargiulo pritet të paraqitet në një gjykim në Illinois ku përballet me një akuzë tjetër për vrasjen e një 18-vjeçareje më 1993.
-
“I ftohtë si akull”: Vrasësi serik pranon vrasjen e tetë grave në Long Island
-
Publikohen videot e dëshmive të Bill Clintonit e Hillary Clintonit lidhur me Epsteinin
-
Clintonët pajtohen të dëshmojnë për Epsteinin
-
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit për vrasjen e të dashurës argjentinase në Fushë-Kosovë