Një foshnje dymuajshe ka vdekur si pasojë e kequshqyerjes në spitalin e qytetit të Gazës, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Hamasit.
Programi Botëror i Ushqimit, ka thënë këtë javë se ekipet e tij kanë raportuar për “nivele të paprecedentë të dëshpërimit” derisa Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se 2,2 milionë njerëz janë në buzë të urisë.
Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) ka raportuar për një situatë të rëndë me ushqimin në veri të Gazës. Në një përditësim të fundit, AFP-ja thotë se një njeri në kampin e refugjatëve në Jabalia ishte aq i dëshpëruar se si do ta ushqente familjen, saqë ka therë dy nga kuajt e tij për këtë qëllim.
“Nuk kishim zgjidhje tjetër vetëm se të therja kuajt për të ushqyer fëmijët. Uria po na vret”, ka thënë për AFP-në Abu Gibril.
Uji i kontaminuar, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe mbipopullimi ishin tashmë një problem në kampin me popullsi të dendur, i cili u ngrit në vitin 1948. Tani ushqimi po mbaron, derisa agjencitë e ndihmës që nuk mund të hyjnë në zonë për shkak të bombardimeve - dhe plaçkitjes së furishme të pak kamionëve që përpiqen të kalojnë.
Edhe
OKB: Një në pesë fëmijë në Gazë janë të kequshqyer
Agjencia e OKB-së për fëmijë, Unicef, ka paralajmëruar se mungesa alarmante e ushqimit, kequshqyerja në rritje dhe sëmundjet, mund të çojnë në një "shpërthim" në vdekjet e fëmijëve në Gaza.
Një në gjashtë fëmijë nën dy vjeç në Gaza ishte i kequshqyer në mënyrë akute, u vlerësua më 19 shkurt.