Dy forca policore në Britani i kanë raportuar anëtarët e stafit te një program i Qeverisë, i krijuar për të zbuluar individë që mund të kryenin vepra terroriste.
Raportimi i anëtarëve u bë pasi një anëtar 21-vjeçar i policisë metropolitane ishte arrestuar nën dyshimin se i përkiste një grupi ekstremist.
Sipas një raporti të brendshëm të Policisë, anëtarët që janë të prirë për radikalizim po hetohen me rreptësi.
Programi i bën thirrje Ministrisë së Mbrojtjes që t’i paralajmërojë punëtorët për t’i nxjerrë në pah kolegët që kanë shprehur qëndrime ekstremiste.
Shumë nga policët e intervistuar nga Inspektorati kanë deklaruar se kolegët e tyre janë të prirë për radikalizim, për shkak të ndikimit të madh të partnerit apo anëtarëve të familjes.
E sipas raportit, polici i arrestuar më 5 mars dyshohej se ishte anëtar i një organizate të ndaluar që kishte lidhje me “Veprimin kombëtar”, një grup ky neonazist.