Forcat demokratike të Sirisë që prihen nga kurdët, kanë deklaruar se sulmi i Turqisë në veri të Sirisë ka ngjallur ISIS-in dhe u kanë bërë thirrje shteteve aleate që ta mbyllin hapësirën ajrore për aeroplanët luftarakë të Turqisë.
Në një deklaratë televizive, zyrtari i lartë i Forcave demokratike siriane, tha se grupi po vazhdon të bashkëpunojë me koalicionin e prirë nga SHBA-ja në luftën kundër ISIS-it, por shtoi se tani duhet të konfrontohet edhe me forcat turke, transmeton KTV.
Forcat siriane, tash e katër vjet, kanë luftuar kundër ISIS-it dhe konsiderohen si një prej arsyeve kryesore të shpartallimit të këtij grupi terrorist. Këto forca janë ankuar se tani po vriten nga sulmet turke që po ndodhin para syve të aleatëve që sipas, zyrtarit të lartë, i braktisën papritur.
-
Fëmijët e kalifatit: Si po rritet një brez i ri nën hijen e ISIS-it në kampet e Sirisë
-
Shteti Islamik po riaktivizon luftëtarët, synon rikthimin në Siri dhe Irak
-
IS-i merr përgjegjësinë për sulmin mbi forcat qeveritare siriane
-
Turqia do të bashkohet me fqinjët për të luftuar grupin e Shtetit Islamik në Siri
-
Erdogani thotë se Turqia mund t’i “shtypë” të gjithë terroristët në Siri