Ushtria izraelite të enjten ka thënë se kanë hyrë në spitalin kryesor të pjesës jugore të territorit të Gazës, Nasser, shkruan BBC.
Ushtria izraelite ka thënë se ata po kryejnë “operacion të saktë dhe të kufizuar” në spital, ku thuhet se luftëtarët e Hamasit janë fshehur. Sipas ushtrisë, trupat e pengjeve izraelitë dyshohet se mund të jenë të fshehur aty.
Spitali Nasser në qytetin Khan Younis ka ndërprerë punën për javë të tëra për shkak të luftimeve. Të mërkurën, mijëra palestinezë të zhvendosur që ishin strehuar në spital filluan të largoheshin pasi Izraeli kishte hapur korridor që ata të iknin.
Gjatë natës, sulmet izraelite në objekt lanë të vdekur një pacient dhe plagosën gjashtë të tjerë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza.
Spitali është më i madhi në jug të Rripit të Gazës.
-
Luftëtarët palestinezë sulmojnë ushtrinë izraelite rreth spitalit Al Shifa
-
Izraeli vazhdon sulmin në spitalin më të madh në Gaza
-
OBSH-ja thotë se spitali “Nasser” në Gaza s’është më funksional
-
Trupat e Izraelit arrestojnë 100 persona në spitalin “Nasser”
-
Vdesin katër pacientë nga ndërprerja e oksigjenit në spitalin “Nasser”