Forcat e sigurisë së Birmani hapën zjarr sot në Yangon kundër personave të mbledhur në varrimin e një studenti të vrarë të shtunën.
Numri i viktimave dhe të plagosurve është i panjohur në këtë kohë. Media lokale raportoi se forcat e sigurisë qëlluan mbi ata që ishin mbledhur në funeral dhe se disa njerëz u arrestuan.
Media shtoi se kishte viktima në qytete të tjera, ku qytetarët brohoritën parulla kundër juntës ushtarake në funeralet e tjera të mbajtura sot pas vdekjes së 114 personave në protestat e djeshme.
Raportuesi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Birmani, Tom Andrews akuzoi juntën ushtarake, e cila mori pushtetin më 1 shkurt, për "vrasje masive" dhe kritikoi komunitetin ndërkombëtar për mos bërë aq sa duhet për të ndaluar dhunën.
"Junta ushtarake e ka bërë Ditën e Forcave të Armatosura një ditë turpi duke masakruar burra, gra dhe fëmijë të vegjël në të gjithë vendin ... Fjalët e dënimit ose shqetësimit tingëllojnë zbrazët për njerëzit e Birmani, ndërsa junta ushtarake po kryen vrasje masive mbi ata ", tha ai.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se ishte i tronditur nga vrasjet e civilëve, duke shtuar se "shtypja ushtarake është e papranueshme" dhe kërkoi një "përgjigje të vendosur, të bashkuar dhe vendimtare ndërkombëtare".
-
OKB-ja “e tmerruar” me vrasjet e civilëve nga junta
-
Forcat e sigurisë së Birmanisë vrasin me pushkë-granatë mbi 80 protestues
-
Të paktën 11 të vrarë në protestat e reja në Birmani
-
Vriten tre birmanë, në protestën pas ditës më të përgjakshme të pas-puçit
-
Mbi 100 të vrarë vetëm brenda një dite, kërkohet ndërhyrja ndërkombëtare në Birmani