Forcat e sigurisë së Birmanisë kanë lënë të vdekur tre persona të hënën, pasi aktivistët pro demokracisë u kanë kërkuar qytetarëve që ta mbështesin fuqishëm fushatën kundër juntës ushtarake.
Pas ditës më të përgjakshme që nga puçi i 1 shkurtit, kur të shtunën u vranë 114 persona, me mijëra persona kanë pushtuar të hënën rrugët e qyteteve më të mëdha, të vendosur për ta kundërshtuar rikthimin e sundimit ushtarak pas një dekade të kalimit në demokraci.
Një burrë ka mbetur i vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga forcat e sigurisë në qytetin Yangon. Dy të tjerë janë vrarë në një qark tjetër të Yangonit.
Ndërkaq në përpjekje për shpërndarjen e barrikadave të vendosura nga protestuesit, forcat e sigurisë kanë qëlluar edhe një ekip të Kryqit të Kuq.
-
Ushtria zgjat ngërçin politik në Birmani, shtyn zgjedhjet
-
Ushtria e Birmanisë po u kërkon para familjarëve të protestuesve të vrarë për t’i marrë trupat e tyre
-
Forcat e sigurisë së Birmanisë vrasin me pushkë-granatë mbi 80 protestues
-
Të paktën 11 të vrarë në protestat e reja në Birmani
-
Katër të vrarë në protestat e së shtunës në Birmani