Forcat e sigurisë kanë qëlluar për vdekje të hënën dy persona në veri të Birmanisë, teksa qeveria ushtarake ka vazhduar përpjekjet për ta shtypur kundërshtimin ndaj puçit të 1 shkurtit.
Mediat e pavarura kanë raportuar se viktimat janë qëlluar në kokë gjatë protestave në qytetin Mitkina. Ndërkaq, xhirimet nga vendi i ngjarjes kanë shfaqur pamjet e protestuesve të spërkatur me gaz lotsjellës, të cilët janë kundërpërgjigjur me hedhje gurësh.
Forcat birmane kanë shtypur protestat edhe në qytete të tjera të vendit gjatë së hënës, duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e më shumë se njëmijë protestuesve në kryeqytetin Najpitav.
Protestat masive janë shndërruar në dukuri të përditshme nëpër qytetet më të mëdha të Birmanisë, qëkur ushtria e mori pushtetin mbi vendin, ndërkaq ushtria ka përdorur forcë vdekjeprurëse dhe ka ndërmarrë arrestime në masë.
-
Forcat e sigurisë së Birmanisë vrasin me pushkë-granatë mbi 80 protestues
-
Të paktën 11 të vrarë në protestat e reja në Birmani
-
Vriten tre birmanë, në protestën pas ditës më të përgjakshme të pas-puçit
-
Policia birmane nga afërsia shtien në drejtim të tre personave
-
16 të vdekur në protestat e së shtunës në Birmani