Forcat e sigurisë në Birmani ka vrarë të paktën 16 persona në protestat e të shtunës, kanë bërë të ditur mediat lokale dhe dëshmitarë të ngjarjes.
Protestat kundër grusht-shtetit të 1 shkurtit janë zhvilluar sërish të shtunën në rrugët e Yangonit, Mandalayt dhe qyteteve të tjera pavarësisht paralajmërimeve gjatë festimit të Ditës së Forcave të Armatosura protestuesit do të mund të “qëlloheshin në kokë apo në shpinë”, shkruajnë mediat e huaja.
Njëri nga doktorët birmanezë e ka quajtur këtë festë ditë turpëruese për ushtrinë duke thënë se ajo po feston pasi ka lënë të vdekur më shumë se 300 njerëz të pafajshëm që nga fillimi i protestave kundër marrjes së shtetit në dorë nga ushtria.
Pasi kryesoi paradën ushtarake në kryeqytetin Naypyita për të shënuar Ditën e Forcave të Armatosura, Gjenerali i Lartë Min Aung Hlaing përsëriti një premtim për të mbajtur zgjedhjet por pa dhënë ndonjë kornizë kohore se kur do të mund të zhvilloheshin ato.
-
Të paktën 24 të vrarë pasi parashutisti hedh bomba në festivalin budist të Birmanisë
-
OKB: Mbi 700 civilë u vranë nga ushtria e Mianmarit gjatë periudhës zgjedhore
-
Rebelët në Birmani në tërheqje teksa ushtria forcohet me rekrutime të detyruara
-
Birmania mban zgjedhjet e para të përgjithshme qëkur ushtria mori pushtetin
-
Dy varka me refugjatë dyshohet se janë fundosur pranë Birmanisë, besohet për mbi 500 të vdekur