Suedia dhe Finlanda do të marrin pjesë në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin gjatë ditës së shtunë.
Pavarësisht se nuk janë anëtarë të aleancës ushtarake perëndimore, të dy vendet pritet të aplikojnë për anëtarësim në përgjigje të pushtimit të Ukrainës dhe kështu janë ftuar të marrin pjesë në takimin e sotëm, raporton BBC të shtunën.
Moska ka thënë se do ta shohë si kërcënim secilin vend që do t'i bashkohet aleancës. Kjo do t'i jepte fund statusit neutral prej dekadash nga Suedia dhe Finlanda që daton nga Lufta e Ftohtë.
Në takimin e sotëm merr pjesë edhe Turqia, një tjetër anëtare e NATO-s. Presidenti turk, Recep Tayipp Erdogan ka deklaruar të premten se Turqia është kundër anëtarësimit të këtyre dy shteteve në NATO, duke shtuar se gabim ishte edhe anëtarësimi i Greqisë.
-
Gjermania e bindur se Suedia do t’i bashkohet NATO-s
-
Erdogani jep shenja se Turqia do ta shtyjë përpara anëtarësimin e Finlandës në NATO
-
Parlamenti finlandez voton për anëtarësimin në NATO
-
Finlanda bën një hap drejt anëtarësimit në NATO pa e pritur Suedinë
-
Stoltenberg: Bashkimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO është prioriteti kryesor